Së fundmi për të diskutuar për projektligjin e ri për “Barazinë Gjinore” kanë qenë të ftuar në panelin e emisionit “Opinion” me Blendi Fevziun: Albana Osmani, Anxhela Faber, Elsa Ballauri, Xheni Karaj, Akil Pano dhe Altin Hazizaj.
Debati i cili dhe tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte ai për termin ‘burrneshë’, për të cilën Albana nuk mund të mos e mbronte, kundrejt Xhenit e cila e cilësonte burrneshën si transgjinore.
Albana: Nuk të lejoj Burrnesha është personifikim i një vajze shumë të nderuar shqiptare. Burrnesha është një vajzë që i vranë tërë meshkujt e familjes dhe u detyrua t’i dalë për zot familjes së vet. Mori pushkën, veshi rrobat, por jo një transgjinore kurrë! U përbetua për të mbrojtur familjen e vet, vdiq e virgjër. Këto s’mund ta shtrëmbërojnë të vërtetën.
Për këtë ka reaguar edhe Arjon Konomi, i cili në mënyrë shumë ofenduese dhe cinike i ka dalë kundër Albana Osmanit dhe mendimeve të saj, duke e quajtur ‘torollake’ dhe duke ofenduar stafin e emisionit “Opinion” për faktin se kanë ftuar në atë panel Albanën.
“Moj Albana Osmani, sa u ‘gëzova’ që të pashë në ekran sërish, se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj, siç të kemi menduar. Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë Tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla.”