12.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Tradhtia burrë me burrë, më e vështira për t’u zbuluar”, rrëfimi i detektives shqiptare: Shkojnë në ambiente private dhe publikisht janë “miq”

    Detektivja privatë Shkenda Lili, e cila merret kryesisht me rastet e tradhtive bashkëshortore, ka deklaruar se tradhtia burrë me burrë është më e vështira për t’u zbuluar.

    Gjatë një interviste televizive, detektivja tha se burrat përdorin ambiente private dhe se është shumë e vështirë për ta faktuar diçka të tillë.

    Në gjithë këto vite që kam pasur punë më ka ndodhur në dy tre raste! Ka një problem me këto lloj tradhtish, pasi janë të kujdesshëm në daljen e tyre dhe është e vështirë për ta kapur “mat”. Është e vështirë që të faktosh, nuk mund të shkojnë diku hapur, mund të kenë ambientet e tyre, siç mund të kenë një shtëpi dhe ne nuk arrijmë t’i zbulojmë”, tha detektivja.

    Sa i përket zbulimit, dedektivja zbuloi se janë gratë që e zbulojnë tradhtinë, por e kanë të vështirë që ta faktojnë, pasi meshkujt kamuflohen duke thënë se janë ‘miq’.

    Kur ka ardhur bashkëshortja në zyrën time, ajo e dinte se ka kapur mesazhet nga telefoni. Ka kapur mesazhet që ka diçka mes tyre edhe pse justifikimi është se është shok, por nuk ka pasur një provë për ta faktuar dhe ka kërkuar ndihmën tonë, por edhe ne e kemi të vështirë për t’i kapur.

    Si funksionon? Njëra palë ka shtëpinë, pasi publikisht ata mund të jenë miq”, shtoi ajo.

    Lili tha se tradhtia burrë me burrë, është më e rënda për opinionin tonë.

    Më e rënda është kjo, të paktën për opinionin tonë. Sepse po ta kapësh, një femër është më shumë xhelozi kur është një femër, por të ketë krijuar familje dhe të ketë pëlqime për të njëjtën gjini, është e vështirë për gruan”, tha Shkenda Lili në Top Albania Radio.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit