14.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Tragjedi në familjen e ish-finalistes së BBVK, humb jetën xhaxhai

    Rasim Binakaj, 38-vjeçar nga Gjakova, ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri në një ngjarje tragjike që ndodhi sot në këtë qytet.

    Mësohet se i ndjeri është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Lidhja familjare mes tyre është vënë re përmes postimeve në rrjetet sociale.

    Nga kërkimet në profilet sociale është parë se Rasim Binakaj kishte reaguar për tragjedinë e rëndë që kishte goditur familjen e Elijonës në vitin 2021, kur në një aksident në Kroaci kishin humbur jetën nëna dhe motra e saj.

    Po ashtu, në rrjetet sociale janë gjetur fotografi të tij edhe me babain e ish-banores së këtij formati televiziv.

    Lajmi për vdekjen e 38-vjeçarit është bërë i ditur nga familjarë të tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Ndërkohë, Elijona Binakaj deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me ngjarjen tragjike që ka prekur familjen e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit