-0.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    TRAGJIKE: Makina përplaset me motorin, 17-vjeçari nga Librazhdi humb jetën!

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila, Greqi, ku si pasojë një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij ka ngelur i plagosur.

    Një makinë me turistë është përplasur me motorin ku po udhëtonin dy vëllezërit shqiptarë nga Librazhdi, ku gjeti vdekjen Dionis Qoshku, 17 vjeç dhe vëllai i tij Ersid Qoshku i cili ngeli i plagosur, ndodhet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

    Lajmin e konfirmoi shoqata shqiptare Kisamo, e cila me anë të një postimi në Facebook ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit