11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Tre “pap test”, asnjë nuk i zbuloi tumorin në mitër: 47-vjeçarja shqiptare humb jetën, familja dëmshpërblehet 300 mijë €

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e kancerit të mitrës, pas një gabimi në diagnozë.

    Gruaja kishte kryer tre Pap teste në një laborator mjekësor gjatë viteve 2016–2019 dhe të gjitha kishin rezultuar negative, duke përjashtuar praninë e infeksioneve apo problemeve serioze shëndetësore.

    Megjithatë, disa vite më vonë u zbulua se analizat kishin qenë të pasakta. Ndërkohë sëmundja kishte vazhduar të përparonte në heshtje deri në diagnostikimin e karcinomës skuamoze të mitrës.

    Sipas mediave italiane, 47-vjeçarja iu nënshtrua cikleve të gjata të kimioterapisë, si trajtimeve tradicionale ashtu edhe atyre eksperimentale, por gjendja e saj u përkeqësua gradualisht.

    Ajo ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023. Për të shmangur një proces gjyqësor, laboratori që kishte raportuar testet zgjodhi të arrijë një marrëveshje ekonomike me familjarët e viktimës, duke i dëmshpërblyer ata me 300 mijë euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit