Për vajzat 20 vjeçare kjo grua është e “çmendur”!
Ajo lexon libra dhe nuk ka Instagram.
Ajo shet spinaq dhe s’shet mend me Range Rover
Ajo harxhon kohën duke lexuar, jo te parukierja.
Ajo shiti gjithë jetën në trotuar djersën, jo trupin.
Ajo punon që mbesat të shkollohen, jo pinë hashash
Ajo ka mendjen e saj të bukur, jo fytyrë silikoni.
Jeta e saj ishte një libër dramatik, ku nipat dhe mbesat e saj do grisin faqet për ti mbushur si kaush me fara….
Ajo po ikën nga kjo botë e trishtuar për farën e keqe që mbolli dhe u tha nga pluhrat dhe llumi ku jetojmë….
Ajo po largohet duke përlotur faqet e fundit të një libri që e deshte aq shumë …..
Ajo kujton me dhimbje kohët kur familja mblidhej dhe kushërinjtë festonin së bashku.
Ajo beson tek Zoti, por mbesat besojnë tek leku.
Ajo sot nuk është e sigurtë nëse fëmijët dhe nipat do kthehen nga Londra, Roma apo Athina për ta varrosur kur të vdesë apo ata thjesht do hedhin një status në facebook që: “Nana vdiq”
Trishtim për këtë brez që po zhduket dhe nuk do të kthehet më.
Do na mungoni ne dhe brezave që vinë pas…. (Kreshnik Spahiu)