Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka përdorur situatën aktuale në Serbi për t’iu drejtuar shqiptarëve lidhur me situatën politike në vend. Kujtojmë që ditët e fundit, qeveria e presidentit Aleksandër Vuçiç po përballet me një kryengritje të popullit, të cilët kanë nxitur protesta të dhunshme e masvie duke kërkuar që shtetit i tyre të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në postimin e tij në rrjete sociale, demokrati shkruan se të njëjtat këmbana po bien dhe për Shqipërinë dhe regjimin në vend, referuar këtu qëndrimit të gjatë në krye të shtetit të kryeministrit Edi Rama.
Tritan Shehu shkruan se “shurdhërisë po i vjen fundi” dhe se zhurma e fortë e këtyre këmbanave duhet të vendosë në lëvizje këdo me qëllim për t’i hapur rrugën demokracisë së vërtetë.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Serbi, “Per ke bijen kembanat”?
Pa dyshim po bijen per rregjimin e Vucic ne krize te thelle, por jo vetem kaq.
Protestat e atyshme mund te jene si nje sinjal me i gjere.
Ne ballafaqim me rregjimet pseudo demokratike, te korruptuara, nen diktatin e krimit ne Ballkanin Perendimor, sic eshte dhe ai i Beogradit.
Sepse e tille eshte dhe motoja e Heminguej, “askush nuk eshte nje ishull me vehte”.
Dhe keto “kembana” duhet te bejme te degjohen edhe ketu midis nesh, qe jetojme nen nje rregjim anadollak, te mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, antiperendimor e antieuropeist.
Rezimi i ketyre rregjimeve, hapja rruge e demokracise, te drejtes, europeizmit, eshte tashme nje domosdoshmeri, qe kerkon ballafaqimin e forte me sulltanatet tona ne Rajon.
Prandaj rregjimet kerkojne te bllokojne tingujt e te tilla “kembanave”, t’i censurojne ato.
Sic duket e kane lexuar John Donne qe u drejtohet: “Ato bijen per ty”!
Kjo po ndodh edhe tek ne.
Por besoj se shurdhesise tashme po i vjen fundi.
Shqiptaret, populli me perendimor, i aspirates se thelle Europiane, duhet jo thjesht te degjoje ato “kembana”…
Por duhet te bejne te tingellojne fort tonat, jo vetem brenda kufijeve tane, por dhe jashte tyre, ne sinkron me ato qe jane aspiratat e popujve tane ne kete pjese te Europes, qe quhet Ballkani Perendimor!