21.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tronditet Fieri: Vajza 26-vjeçare mbyt me tel babanë se nuk e linte të argëtohej dhe të vishej sipas modës

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Fier mbrëmjen e së mërkurës.

    Një 26-vjeçare dyshohet se ka mbytur me tel të atin.

    Autorja e krimit është Emanilda Rama, ndërsa viktima, babai i saj, Anesti Rama, 56 vjeç.

    Sipas Policisë, dyshohet se ajo u ndihmua nga e ëma në këtë krim.

    Për momentin nuk dihen motivet e krimit.

    Njoftimi i Policisë

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

    Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

    Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

    Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

    Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

    Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

    Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

    53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

    Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    Motivi i krimit

    Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj.

    Top Channel mëson se 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm.

    Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

    Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së djeshme, por 26-vjeçarja e raportoi në polici si aksident.

    Efektivët ngritën dyshime gjatë deklarimeve të saj në polici dhe kryen hetime të thelluar deri në zbulimin e së vërtetës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit