17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tronditet Italia, futbollisti 27-vjeçar vret me çekiç ish- të dashurën 56- vjecare

    Alessandra Matteuzzi, agjente 56 vjecare e shitjeve në sektorin e modës, vdiq disa hapa larg shtëpisë së vet në Bolonja të Italisë nga dora e ish-partnerit, Giovanni Padovani, me profesion futbollist dhe model.

    27 vjecari pranoi gjithçka para hetuesve. Ai tha se e kishte pritur për orë të tëra para banesës, e më pas, e ka sulmuar me çekiç.

    Kur Alessandra u vra, ajo ishte në telefon me motrën e saj: “E dëgjova duke bërtitur : “Jo, Giovanni, jo, te lutem jo, më ndihmoni’”, tha e motra.

    Lidhja mes tyre kishte qenë mjaft e shkurtër, por Alessandra ankohej se Giovani kishte nisur ta përndiqte me telefonata, mesazhe e afrime tek banesa e saj.

    Kjo e detyroi që në muajin korrik ta denonconte në polici për ndjekje të riun futbollist, që kishte qenë dhe ish model.

    Ishin njohur një vit më parë në rrjetet sociale, e kishin pasur disa takime bashkë, por ai kishte nisur të shfaqte shenja dhunë, sipas motrës së viktimës.

    Kjo e kishte shqetësuar Alessandrën që kishte vendosur të ndahej.

    “Ai nisi të thyente gota e pjata, ishte ngjitur një ditë në tarracë, i kishte dritat e apartamentit dhe i zinte pusi nëpër shkallë”, tregon motra e përlotur.

    Kjo gjë i kishte rënë në sy dhe fqinjëve, të cilët rrëfejnë se gruaja kishte frikë prej tij së fundi dhe nuk donte ta linte që të hynte në banesë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit