8.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tronditet Shkodra: Vriten babë e bir në Dukagjin, iu djegin shtëpinë dhe i ekzekutojnë në pritë

    Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur zonën e Dukagjinit ditën e djeshme, ku babë e bir janë ekzekutuar në pritë nga persona të paidentifikuar.

    Vrasja ka ndodhur në fshatin Sumë të Njësisë Administrative Pult.

    Viktimat janë Gjokë Gurra 57 vjeç dhe Eduard Gurra 31 vjeç.

    Babë e bir u vranë përpara shtëpisë së tyre në fshat që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit.

    Nga informacionet policore bëhet me dije se mbrëmjen e së mërkurës, shtëpisë së familjes Gurra i ishte vendosur zjarri nga persona të paidentifikuar.

    Nga zjarrvënia nuk ishte lënduar asnjë person pasi aty nuk banonte askush. Viktimat banonin në lagjen Partizani në Shkodër.

    Familja Gurra u njoftua për djegien e banesës dhe dje babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra, shkuan të shikonin shtëpinë e shkrumbuar.

    Mesa duket ngjarja ka qenë pritë. Aty, përpara shtëpisë së djegur, ata u ekzekutuan me armë zjarri nga persona të panjohur dhe mbetën të vdekur në vend.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit