Një tryezë për futbollin dhe ndryshimi në Ligjin e Sponsorizimeve ka mbledhur sot klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë në FSHF. Institucioni i futbollit kishte mbledhur klubet që t’i bënte pjesë të një letre të përbashkët drejtuar qeverisë për ndryshime të reja ligjore, përfshirë edhe hapjen e basteve sportive.
Në këtë tryezë fjalën e mori dhe presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi, i cili në fjalën e tij tha se ligji i sponsorizimit është një domosdoshmëri, ku theksoi se për të arritur këtë qëllim duhet që të luftojnë të gjithë aktorët e futbollit së bashku.
Demi shtoi se është e turpshme që vetëm Shqipëria nuk afron dot një investitor në futboll, ndaj theksoi se bërja e këtij ligjit është shumë e nevojshme.
“E rëndësishme është që të bëhet ligji i sponsorizimit meqë ne kemi dy vjet që po lobojnë. Normal e fundit që vendos është qeveria, por nëse këtu e bëjm si politikë muhabetin nuk do arrijmë asgjë. Duhet të bëhet ligji i sponsorizimit dhe për këtë duhet që të luftojmë të gjithë.
Çdo gjë arrihet hap pas hapi, por ligji i sponsorizimit është shumë i rëndësishëm që duhet bërë. Dhe duhet ta bëjmë jo siç e kanë komishtë tanë, por duhet ta bëjmë edhe më të mirë se ata.
Meqë politika na flet që Shqipëria është më lart se komshitë, edhe ne këtë ligj duhet ta bëjmë më mirë se ata.
Mendoj që duhet të rinisim dhe njëherë lobimi pasi ne u mblodhem njëherë për ta bërë këtë gjë po duket se nuk ka ecur.
Duhet të investohemi për ta bërë këtë ligj sepse është turp i madh që vetëm Shqipëria nuk afron dot një investitor përveç ne “budallenjve” që jemi këtu që harxhojmë leket e kalamajëve tanë”, u shpreh presidenti i Partizanit Gaz Demi.