13.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tuna akuza ndaj ish-partnerit: Babai bën hiking, teksa fëmija është shtruar në spital

    Këngëtarja Tuna Sejdi ka pasur një reagim të ashpër ndaj ish partnerit të saj Patris Berisha, për shkak se nuk ndodhej pranë djalit të tyre, i cili është i shtruar në spital.

    “Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”, shkruan këngëtarja në Instagram.

    Tuna nuk është mjaftuar vetëm me këtë ‘thumb’ ndaj Berishës, ajo bëri një tjetër postim të dytë në “InstaStory”, shoqëruar me foton e djalit të saj që ndodhet në ambientet e spitalit.

    ”Babai që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të shtruar në spital”, shkruan Tuna.
    Pas kësaj, këngëtarja ka ndarë një tjetër foto, ku tregon se  ish-partneri i saj ka shkuar të vizitojë djalin e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit