18.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Turistët amerikanë humbën portofolin në Vuno, stafi i restorantit ua kthen

    Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqen klienti i një restoranti, Aben Papadhopulli, kamarieri Nidjo dhe pronari Marko.

    Tavo shkruan mbi foton e publikuar se kemi të bëjmë me një histori që na përfaqëson me dinjitet pasi bëhet fjalë për portofolin e humbur të dy turistëve amerikanë me një shumë të konsiderueshëm parash dhe dokumente personale.

    Klienti Arben Papadhopulli ishte ai që ia dorëzoi kamarierit Nidjo ndërsa ky i fundit kontaktoi dhe ia dorëzoi pronarit të restorantit, Markos.

    Pronari i restorantit arriti të kontaktonte me turistët amerikanë dhe ua ktheu portofollin. Vangjel Tavo shprehet se ky veprim i thjeshtë, i mbushur me vlera njerëzore, preku vizitorët të cilët shprehën mirënjohje të pafundme.

    “Ky është imazhi i Shqipërisë që duam të përcjellim: Një vend ku ndershmëria është vlerë e rrënjosur. Ku mikpritja nuk është rastësi, por pjesë e identitetit.

    Falenderime Arbenit, Nidjos dhe Markos për shembullin fisnik. Krenarë për njerëzit tanë”-shkruan Tavo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit