6.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Turistët italianë në Lukovë zihen se kush do paguajë shezlongët, në fund ikin pa paguar

    Në jo pak raste në Shqipëri ka ndodhur që turistët, si të huaj dhe shqiptarë, kanë ikur nga hoteli apo restoranti pa paguar, por kjo për arsyen se ata nuk kanë mbetur të kënaqur nga shërbimi, apo nga fatura e lartë. Kjo ka sjellë edhe përplasje me pronarët e subjekteve.

    Rasti më i bujshëm është ai i tre viteve, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo u kalli “datën” një grupi turistësh spanjollë.

    Por, ditën e sotme protagonistë të ikjes pa paguar kanë qenë disa turistë italianë dhe arsyeja ka qenë e pazakontë.

    Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Lukovës, ku turistët italianë kanë ikur pa paguar shezlongët.

    Burime bëjnë me dije se fillimisht ata kanë debatuar se kush do e paguante dhe në fund kanë ikur pa e paguar fare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit