11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Turku që ngriti flamurin shqiptar në Madrid: Më ndihmuan shokët nga Tirana e Vushtria

    Një tifoz turk, i cili mbante në duar flamurin shqiptar u fut mbrëmjen e së mërkurës në fushën e blertë të “Santiago Bernabeut”, teksa luhej gjysmëfinalja e Champions-it, mes Realit dhe Sitit, duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës.

    Gokhan, pasi bëri një xhiro të shkurtër në tapetin e blertë, shkoi për të përqafuar Karim Benzemanë.

    Ai mbante në shpinë edhe “Gimi Event”, që i përket miqve të tij të ngushtë, shqiptarë.

    Ndërkohë, në një prononcim të dhënë së fundmi për portalin “Demokracia.com”, turku që shpalosi para syve të miliona njerëzve në mbarë botën flamurin shqiptar, ka folur në lidhje me këtë episod.

    “Çdo gjë ka qenë e planifikuar. Ëndrra ime u plotësua kur e përqafova yllin e Real Madridit, Karim Benzeman. Shokët e mi që organizuan çdo gjë janë shqiptarë nga Tirana dhe Vushtrria. Thjesht ne donim t’i tregonim botës së kush është flamuri më i bukur në botë”, u shpreh 29-vjeçari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit