Erzen Breçani, ish-zyrtar policie tha në një intervistë televizive se Sali Berisha ka ndërhyrë që Gert Shehu të mos goditej më tej nga turma.
Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në polici.
“Pasi e kemi nxjerrë në trotuar nga turma, ka ardhur truproja i Berishës dhe ka thënë që doktori ka porositur që duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos preket më me dorë. Kam qenë duke ecur dhe duke biseduar me të në trotuar. U jam mirënjohës që m’u bindën”, – tha Breçani.
Pra sipas tij, Gert Shehu mund të ishte vrarë atë ditë, nëse nuk do kishte reaguar Berisha, që e “fali”.