25.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Turp që u përfaqësuam në mënyrën më të shëmtuar estetikisht”/ Diana Ziu: Nuk është turp për Ronelën, por për Shqipërinë

    Kompozitorja Diana Ziu, thotë se Shqipëria u përfaqësua në mënyrën më të shëmtuar estetikisht në Eurovision.

    “Ta fillojmë te kënga. Unë kam mendim që pa e evidentuar kaq shumë si Ronela, ose atë që ndodhi me këngëtaren si vajzë dhe artiste, të dalim se si filloi kjo gjë. Cfarë është prodhuar? Kush e çoi atje? Ka shumë pikëpyetje që sollën dështimin.

    Diçka që është e bukur flet vetë. Diçka e kompletuar flet vetë.

    Askush nuk e ka me këngëtaren dhe tekstin, por në tërësi, ambienti, artistë, kanë dhënë një mendim jo pozitiv për tekstin, për paraqitjen, për elementet dhe komponentët që e bëjne të tërën këtë këngë.

    Nuk them se është turp për këngëtaren, por është turp që përfaqësuam vendin në mënyrën më të shëmtuar estetikisht”, tha Ziu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit