Debatet dhe tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po shtohen gjithnjë e më shumë mes banorëve.
Paraditen e sotme, një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Kejsit dhe Mirit, e cila fillimisht nisi për shkak të një krevati.
Megjithatë, situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar në përdorimin e fjalorit banal dhe afrimitetin e rrezikshëm mes dy banorëve, e cila shkaktoi panik te pjesa tjetër e banorëve dhe te publiku, nga frika se mos debati përfundonte në kontakt fizik.
Gjatë përplasjes, Kejsi nuk u përmbajt në tone të larta, duke e quajtur Mirin “morr” dhe duke e akuzuar se, si një burrë i martuar, po merrej me një vajzë 23-vjeçare.
Nga ana tjetër, edhe Miri iu përgjigj me ofendime, duke e quajtur Kejsin “mbretëreshë”, “uturak” dhe “plehrë”.
Debati mes tyre nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, si nga fjalët fyese dhe afrimitet i tepruar, duke e bërë situatën të ngjante me një “luftë” verbale brenda shtëpisë.
Pjesë nga debati:
Keijsi: O morr, ule kokën kur të kaloj unë. Morr i zi.
Miri: Qelbës, qelbës. O mbretëresha Kejsi.
Keijsi: Kurorën e kishe ti në krevat. O morr, do të shtyp kështu si kërrcët morri në fund përrtap. Morr.
Miri: Mbretëresha Kejsi.
Keijsi: Kur të kaloj unë, si ti dhe grupi që jeni, goca dhe çuna do të ulni kokën dhe do të thoni: më fal Hajde, morra, skutha.
Miri: O mbretëresha Kejsi, o uturak, o plehrë.
Keijsi: E kishe kurorën rozë. Si u ndjeve me Selinën jashtë, sa qave?
Miri: Hajde, do afrohesh një çikë?
Keijsi: Unë këtu jam, o bishë. Ti erdhe te unë. Si të duket ty që një burrë 50 vjeç të quhet morr?
Miri: Po ty si të duket që thirresh mbretëreshë?
Keijsi: Do ikësh të qash atje. Merr edhe Selinën dhe ik, qaj jashtë.
Miri: Po ti kë do marrësh?
Keijsi: Unë do marr Inën.
Miri: Merre edhe Lornën.
Keijsi: Unë ty do të shkel me këmbë, edhe këtu brenda edhe jashtë, se je morr. Se ti je një morr. Je një burrë që merresh me fëmijë 23 vjeç.
Miri: Po ti me kë merresh?
Kejsi: Unë merrem me Inën, se më do tr**i. Turp të të vijë, burrë pa sedër, merresh me fëmijë.



