20.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U akuzua për përdhunim, Gjiko shpallet i pafajshëm

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin e njohur Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, lidhur me akuzën për perdhunim që ishte ngritur ndaj tij.

    Telegrafi mëson nga burime të sigurta brenda sistemit të drejtësisë se Gjikolli është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

    Sipas aktgjykimit të shpallur sot, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin të akuzuarin me veprën penale për të cilën ishte hetuar dhe gjykuar.

    Mbrojtja e Asdren Gjikollit është udhëhequr nga avokati i njohur Kujtim Kërveshi, një emër i njohur i botës juridike në Kosovë dhe më gjerë, i cili njihet për përfaqësimin e korporatave të mëdha dhe profileve të larta në çështje të ndërlikuara juridike. Përfaqësuesit ligjorë të Gjikollit gjatë gjithë kohës kishin mohuar akuzat dhe kishin kërkuar drejtësi për klientin e tyre.

    Reperi ishte përballur me akuzat se ka përdhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

    U akuzua për p*rdhunim, Gjiko shpallet i Pafajshëm nga Gjykata

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit