Këtë sezon në panel të “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme ishte ish-banorja e “BBV”, Sara Gjordeni, e cila ka treguar shumë për martesën e saj me Bardhin, histori e cila nisi që në “BBV” dhe vazhdon ende sot duke kaluar shumë sfida dhe mëmësinë. Prej disa kohësh ata janë prindër të një vajze me emrin, Nea.
Në finalen e edicionit të fundit Sara u shfaq me një surprizë për Egli Takon, duke treguar se ishin shumë mikesha, por tashmë është vënë re një krisje e shoqërisë së tyre madje nuk ndiqen më as në rrjete sociale.
Rudina Dembacaj nuk hezitoi ta pyeste për këtë raport:
Rudina: Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë?
Sara Gjordeni: Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel? Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten.
Me këtë përgjigje Sara zgjodhi të mos e kthejë ftohjen e raportit të tyre në një debat publik.



