10.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    U blenë klikime për performancën e Oltës, produksioni i “Big Brother” merr masa

    Pas akuzave dhe komenteve të panumërta se po bliheshin klikime nga vetë produksioni, apo nga persona të tjerë, për të shpallur performancën e Oltës fituese, “BBVA” ka reaguar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram.

    “Njoftim zyrtar! Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për performancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin performancën e tyre të preferuar”, shkruhej në postim.

    Ky reagim erdhi pasi “Vëllai i Madh” u dha një sfidë të re banorëve: Një performancë ku do të tregonin aftësitë e tyre në fusha të ndryshme dhe fituesi i garës do të shpallej nga pëlqimet e njerëzve. Por, like të panumërta vërshuan në postimet e performancës së Oltës dhe njerëzit akuzuan produksionin dhe palë të treta se po bliheshin klikime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit