19.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U dashurua në moshën 20-vjeçare, Erion Korini: Tani që jam 45 e kuptoj çfarë donte të thoshte babai

    Erion Korini, në një dalje të rrallë televizive, rrëfen në “Aldo Morning Show” në Tv Klan eksperiencën e tij me zgjedhjen e njeriut të jetës dhe konsultimin me prindërit. Këngëtari kujton veten në moshën 20-vjeçare kur ai u dashurua me një vajzë dhe nuk e kuptonte arsyen pse duhej të fliste me prindërit për këtë. Megjithatë, sot ka ndryshuar mendje.

    Erion Korini: Unë  kujtova ca episode të miat kur isha i ri, e lidha me veten time 20 vjeç.

    Aldo: Këtu desha të dilja edhe unë.

    Erion Korini: Njoha një vajzë, rashë në dashuri dhe normalisht më thanë që sipas traditës që duhet të lajmëroja prindërit, t’i thosha, ta diskutoja këtë gjë.

    Aldo: Ndërkohë që prindërit s’e njihnin gocën fare?

    Erion Korini: Edhe pse nuk kuptoja pse duhet të shkoja te babai, pse duhet t’ia thosha sepse më dukej që ishte një gjë e mbyllur, e ezauruar, unë duhesha me të dhe kaq mbaroi. I thashë ba, unë dua një vajzë. “Po mirë, dakord”, tha, “po familja, si është familja?” I thashë po ç’rëndësi ka familja kur unë dua vajzën?

    Aldo: Ç’më duhet mua?

    Erion Korini: Po. Më tha mua që “shiko, nga pema e mirë del lulja e bukur”. Unë në atë kohë nuk e kuptova, por tani që vajta 45 vjeç e kuptoj çfarë donte të thoshte babai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit