4.5 C
Tirana
E diel, 11 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    U dhunua barbarisht, gazetari Elton Tozaj bën deklaratën e fortë: Jam kërcënuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë

    Gazetari Elton Tozaj, i cili në fundin e dhjetorit të shkuar u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, sërish ka bërë një deklaratë të fortë.

    I ftuar në një emision televiziv, Tozaj tha se ka marrë kërcënime dhe se vite më parë është kërcënuar edh nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë.

    Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë proces ndaj meje. Nuk e kam denoncuar dhunën, pasi disa vite më parë jam kërcënuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë”, tha ai.

    Por gazetari sërish nuk është kursyer në deklaratat e tij, teksa ngre pyetjen se dhunuesi i tij është një nga personazhet më të kërkuara të momentit dhe se mbrohet nga policia.

    Këtë herë, mendova ta ndjek në rrugë ligjore dhe ndodhi që në drejtorinë e përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty. Ky personi që kam denoncuar, kishte kaluar 5 gardhe policie, mos është i mbrojtur prej tyre? Pasi ai është personi më i kërkuar për momentin, unë ngre pyetjen, cila është arsyeja që nuk e kapin?, shtoi gazetari në News24.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit