4.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U filmua kur mori lekët, SPAK merr të pandehur për korrupsion vëllain e ish-presidentit Bujar Nishani

    Prokuroria e Posaçme SPAK, ka marrë të pandehur Ilir Nishanin, vëllain e ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

    Ish-zyrtari i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, është vënë nën akuzë për veprën penale të korrupsionit, pasi së bashku dhe me dy zyrtarë të tjerë, i kanë marrë një qytetari shumën prej 500 mijë lekë të vjetra.

    Ora News ka mësuar përmes burimeve të SPAK se dy inspektorët e tjerë që janë marë të pandehur, janë shtetasit Gerson Tafa dhe Genci Hicka, ndaj të cilëve prokuroria, ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe çështjen e ka referuar për shqyrtim gjyqësor.

    Sipas të dhënave të siguruara, tre personat e marë të pandehur akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar pronarit të një klinike mjekësore, një shumë prej 500 mijë lekë të vjetra.

    Të gjitha veprimet korruptive të 3 inspektorëve të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, janë monitoruar nga policia dhe SPAK, pasi në momentin e dhënies së lekëve, ata rezultojnë të jenë filmuar.

    Tashmë çështja ndaj tyre është dërguar në gjyq dhe pritet që në ditët në vijim, dosja do i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit