26.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U hodh me parashutë një javë më parë, ndërron jetë gjyshja 104-vjeçare

    Dorothy Hoffner, 104-vjeçarja nga Çikago, e cila u hodh me parashutë, një javë më parë, ndërroi jetë të hënën, njoftuan mediat lokale.

    Një javë më parë, Hoffner u hodh me parashutë nga një lartësi prej 4 mijë metrash pikërisht për të festuar ditëlindjen e saj.

    Hoffner besohet se vendosi një rekord të ri botëror për parashutistin më të vjetër në botë. Rekordi Botëror Guinness ende nuk e ka përfunduar procesin e certifikimit të tij. Rekordi aktual u vendos në maj 2022 nga 103-vjeçarja Linnéa Ingegärd Larsson nga Suedia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit