18.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U kritikua sepse shkoi pas lindjes në punë: Neda shpërthen në rrjetet sociale

    Neda Balluku u bë nënë për të tretën herë, duke mirëpritur së bashku me bashkëshortin, Ogrenin, vajzën e tyre, Suzie Ann. Disa ditë pas lindjes, Neda u kthye në rolin e saj si opinioniste në “Për’Puthen” dhe postoi një foto duke u kujdesur për të bijën.

    Neda u përball me komente të shumta, pozitive dhe negative dhe zgjodhi që të reagonte për këto të fundit, përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi komentet dhe shkroi:

    “Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si “lopë” kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top (Channel)”.

    Më tej, shtoi:

    “Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga raca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite”.

    Neda, e irrituar u shpreh:

    “Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka pasur vetëm që ta lani, shpëlani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rrisni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës”.

    “Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga!”, përfundoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit