29.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U martua me egjiptianin 47 vjet më të vogël, 84-vjeçarja britanike: Më donte për para dhe letra

    84-vjeçarja britanike Iris Jones, e cila disa muaj më parë u martua me 37-vjeçarin egjiptian Mohammed, ka shprehur së fundmi pendesën e saj për atë që ka bërë.

    Kjo, pasi Iris pretendon se burri i saj i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi.

    Iris bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 37-vjeçar. Ajo thotë se, të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë.

    “Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para nga unë. Kur nuk po i jepja më para, zënkat mes nesh u shtuan.

    Madje arriti deri aty sa nisi të më tregojë emrat e grave të tjera me të cilat ai dilte, ndërsa ishte i martuar me mua. Më kërkonte vazhdimisht që të ndryshoja testamentin dhe t’i lija paratë e mia.

    Ai më përdori për një leje qëndrimi dhe vizë. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë dhe dashuria ime për Muhamedin ishte shumë reale, por unë ndoqa mendjen time në vend të zemrës sime”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit