Për të tretën ditë radhazi, Sali Berisha merr atributet e Gjykatës dhe e vlerëson vetë, nëse vendimi për ndalimin e lëvizjes së tij jashtë shtetit është apo jo shkelje e Kushtetutës.
U thotë organeve të drejtësisë që duhet t’i drejtohen Kuvendit. Por Berishës as i është kontrolluar pasuria, dhe as nuk është arrestuar. Atij i është hequr pasaporta dhe kjo mbështetet nga Neni 27 i Kushtetutës, pika 2, gërma c, e cila thotë:
Kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;
Pra është në tagrin e Prokurorisë dhe Gjykatës të vlerësojë nëse Berisha ka mundësi të largohet nga vendi dhe t’ia kufizojë këtë liri.
Mero Baze ndërkohë shkruan se Berisha u mbyll në banjo dhe nuk doli kur policia shkoi në shtëpi për t’i komunikuar masën e ndalimit.
Kjo faqe bën edhe një krahasim mes rasteve të Berishës dhe Ahmetaj, njëri ish-kryeministër dhe tjetri ish-zv.kryeministër, të dy të akuzuar për korrupsion.
“SPAK disa muaj më parë ka bërë kontroll banese në dy shtëpitë e pretenduara të Arben Ahmetaj. Në njërën prej këtyre shtëpive, Arben Ahmetaj jetonte me partneren e tij dhe është logjike të konsiderohet shtëpi me imunitetin e deputetit.
Por SPAK jo vetëm që bëri kontroll banese, por dhe u vuri sekuestron atyre pasurive, por edhe Ahmetaj e humbi aneksen në gjithë shkallët e gjykatës.
Përse për Berishën qenka shkelje ligji, ndërsa për Arben Ahmetaj është e ligjshme edhe kontrolli, edhe sekuestrua e banesave pa autorizim Kuvendi, dhe madje i ka humbur ankesat në tre shkallë gjykate?
Përfytyroni tani një njeri që na ka shitur moral për 32 vjet në këtë vend, që i shkon policia në zyrë dhe mbyllet në banjë mos t’i takojë, i shkon në shtëpi dhe u nxjerr komshiun t’u thotë se kam parë sot, i vjen njoftimi publik dhe thërret militantët ta mbrojnë nga burgu…”, shkruan ai.



