30.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U ndanë pak para lindjes së djalit të tyre? Ja çfarë ka ndodhur me Dafina Zeqirin dhe Kreshnik Gjergjin!

    Kohëve të fundit, Dafina Zeqiri po shijon momentet më të bukura të jetës. Edhe pak ka mbetur nga ardhja në jetë e djalit të saj me biznesmenin, Kreshnik Gjergji, të cilët u martuan verën e kaluar.

    Para disa ditësh, u aludua se Dafina dhe Kreshniku ishin ndarë, kjo për shkak të një mosmarrëveshje që Kreshniku kishte me menaxherat e saj. Pas shpërndarjes së lajmit se këngëtarja kishte shkëputur bashkëpunimet me ta, Dafina sqaroi se mes saj dhe Kreshnikut nuk ekziston asnjë ndarje.

    Së fundmi duket se çifti po shijon pushimet në jugun e Shqipërisë e këtë na e ka treguar Dafina me disa postime në Instagram, ku shihen mjaft të lumtur. Ata shfaqen në një jaht mes miqsh dhe ndër ta ndodhet edhe reperi Fero. Këtu kanë nisur edhe aludimet se mundet që Dafina dhe Fero të sjellin ndonjë bashkëpunim muzikor.

    Deri para pak kohësh edhe pse në muajt e shtatzanisë, Dafina vazhdoi të publikonte projektet e saj muzikore dhe të performonte në koncertet e saj, ku u bë akoma dhe më shumë virale, teksa shfaqej në koncert me barkun e rrumbullakosur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit