Ervin Karamuço në studion e Top Story rrëfeu një prej historive të dashurive të ndodhura në burgjet shqiptare.
Një person i dënuar me burgim të përjetshëm u dashurua me një vajzë, çifti u martua dhe sot ata kanë fëmijë së bashku, ndërsa ai vijon ende dënimin.
“Kemi pasur raste edhe me njërin shumë të zëshëm që nga vitit 1997, nga fama që fitoi në atë kohë.
U njoh me një vajzë, s’e njihte më parë, s’ishte as nga zona, vetëm përmes letrave.
U njohën, u dashuruan, u martuan, sot ajo ka fëmijë dhe ai sot vijon në burgim të përjetshëm.
Ne kemi histori të jetuara që vijojnë ende”, tha ai.