11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U përfol si e dashura e Vis Martinajt, modelja që do trazojë lidhjen “Luiz –Kiara” pritet të futet në BBV

    Një modele pritet të futet në shtëpinë e Big Brother. Ajo është Eva PAsha dhe me sa duket do të trazojë ujërat mes Kiarës dhe Luizit pasi ka shprehur haptazi pëlqimin për djalin shkodran.

    Bukuroshja brune është një nga modelet më të përfolura kohët e fundit për shkak edhe të zërave se ka qenë në një lidhje me Vis Martinajn, personazhi i famshëm i botës së krimit që u shndërrua në një “histori big brother-i”, pak muaj më parë.

    Në ditëlindjen e Ervis Martinaj, fotoja ku ai puthej në buzë me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetet sociale.

    Ajo që i hodhi benzinë zjarrit ishte postimi që vetë Eva bëri më pas në rrjetet sociale, ku në një foto shkruante: “Jam krimi jot i preferuar”.

    Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin për këngëtarin shkodran dhe nëse futet duket se do të jetë një “dhimbje koke” për Kiarën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit