7.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    U përfol si kandidat i PD për Tiranën, ndahet papritur nga jeta gazetari i njohur

    Një lajm i hidhur është shpërndarë sot në orët e para të mëngjesit. Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë papritur nga jeta.

    Janë familjarët e tij, që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dhënë njoftimin e rëndë.“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Çika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

    Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriote dhe intelektuale nga Borshi i Bregut. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve 90-a. Vitet e fundit ai drejtor një organizatë e ish-të përndjekurve politikë. Në fillim si reporter i kronikës e më pas gazetar politik dhe botues i gazetës “Minerva”, që mbante emrin e gazetës ku shkruante Nebil Çika i vjetër, një nga intelektualët e publicistët më të njohur të fillimit të shekullit 20.

    Lajmi për ikjen e parakohshme Çikës ka tronditur gjithë mjedisin mediatik, por edhe politik ku ai ishte i angazhuar. Ai ka qenë përkrahës i PD-së dhe mbronte idenë e një force politike të distancuar nga Sali Berisha.

    Madje u përfol edhe si kandidat i PD zyrtare për Bashkinë e Tiranës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit