12.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U përjashtua nga Big Brother, çfarë ndodhi me Kejvinën pas daljes nga shtëpia?

    Mbrëmjen e djeshme Kejvina Kthella u largua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania me vendim të produksionit. Shkak për këtë u bë dhuna fizike ndaj Luiz Ejllit.

    Por çfarë ndodhi me të pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

    Bëjmë një përmbledhje të shkurtër, ndërsa analizat dhe konkluzionet ua lëmë juve në dorë.

    Pas daljes nga shtëpia, Kejvina nuk u paraqit në studio si të gjithë banorët pas eliminimeve.

    Është rregull i produksionit që të elminuarit nuk kanë të drejtë të shfaqen në studio, apo Kevina pati hatërmbetje dhe vendosi të mos shfaqej.

    Deri më tani, Kejvina nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

    Menjëherë pas daljes nga shtëpia mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e saj janë bllokuar të gjithë komentet në çdo postim.

    Ndjekësit e Kejvinës në Instagram vazhdojnë të ulen ndjeshëm.

    Kujtojmë që aktualisht emri i Kejvinës është në listën e SPAK për sekuestrim pasurie.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit