7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U shpall “non grata:, Berisha kërcënon ambasadorin britanik: I çoj 100 mijë vetë tek Ambasada

    Sali Berisha ka deklaruar se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, ka shpifur në adresë të tij.

    Kreu i PD-së ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëjë publike dëshmitë për shpifje të Allistar King Smith, të cilat ai i konsideron tronditëse.

    “Po ta di që është racist, i çoj 100 mijë vetë te Ambasada.

    Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij do të bënin të skuqeshin shumë njerëz.

    Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar tre herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë së bashku.

    Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët.

    A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist anti shqiptar, që do të përlyejë”, tha Berisha.

    Ylli Rakipi: Kjo gjë nuk duket e vërtetë sepse ambasadori flet mirë për Shqipërinë.

    Sali Berisha: Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në.

    Kur ka qenë Fatjon Dauti në MB, kam qenë kryeministër dhe kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falenderuar për luftën kundër krimit të organizuar.

    Enton Abilekaj: Nuk kanë memorie këto institucionet britanike?

    Sali Berisha: Ajo shkresë mund të dërgohej vetëm nga rruga. Ajo nuk ka emër fare të atij që e ka firmosur.

    Të akuzosh një njeri që më shumë se çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër ka bërë këtë punë, ka denoncuar. Ky është një problem, por Britania është shtet ligjor dhe unë jam falenderues ligjeve të saj, që bëjnë të mundur të gjesh të drejtën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit