Detaje të reja janë bërë publike nga historia e dy personazheve të njohur në rrjetet sociale Sonida dhe Genard Hajdini, të cilët disa ditë më parë u shtruan në spitalin e psikiatrisë.
Fqinjët e tyre, gjatë një prononcimi për mediat, kanë trefuar se motër e vëlla, ishin në gjendje të mirë, për sa kohë i ati i tyre, Pastori, ishte gjallë. Sipas banorit, babai iu jepte oraret me ilaçet, ndërsa shpesh herë e kanë parë Genardin të dilte nëpër shkallë me veshje të papërshtatshme.
“Ishin njerëz të qetë, jetonin mirë për sa kohë kishin babain. Ai kujdesej për ta, ua merrte ilaçet me orar. Ka pasur disa raste që Genardi dilte nëpër shkallë me veshje të papërshtatshme, por Sonida ka qenë shumë e qetë, në terezinë e vet. Madje, deri vonë ajo ka dhënë mësim online për botën. Ka qenë shumë e zonja”, tha fqinji i tyre për A2CNN.
Ndërsa për sa i përket ditës, kur motër dhe vëlla u shtruan në spital, një tjetër fqinj, tha se Genardi ishte në market dhe ka shkuar me vrap drejt ambulancës dhe bërtiti: “Ma morën motrën!”.
“Ditën që erdhën për të marrë Sonidën, ai ishte te marketi i lagjes poshtë duke blerë. Merrte shpesh kafe të ftohtë në kanaçe. Kur mori vesh çfarë po ndodhte, vetëm bërtiti: “Ma morën motrën!” Shkoi vrap dhe po shihte brenda ambulancës. Nuk kishte zbritur ende Sonida. U ngjit lart dhe më pas i zbritën të dy. Sonidën e mori ambulanca, Genardin policia”, tha ai.
Kujtojmë që pak ditë në rrjetet sociale u “pushtuan” nga një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën shfaqej motrat e tij, Sonida Hajdini gjysmë e zhveshur.
Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe sollën reagime të forta te ndjekësit, të cilët shprehën shqetësimin e madh për gjendjen e saj dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.
Pas publikimit të videos, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Njësisë Administrative nr.2, zonë ku banon familja Hajdini. Kryetari i kësaj njësie, Florian Pullazi u angazhua personalisht për menaxhimin e kësaj ngjarje. I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit, ai ka shkuar në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.
Gjatë verifikimeve u konstatua se videoja ishte publikuar me qëllim për t’u bërë “virale”, nga vetë Genard Hajdini dhe nuk kishte elementë dhune apo qëllime dashakeqësie.
Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike u vendos që të dy, të shoqëroheshin për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale.



