“Big Brother VIP” nis në janar, e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm. “Kryefjala” raportoi se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e programit.
Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”. Ditën e sotme e pyetur nga kolegët e saj në “Wake Up” nëse është i vërtetë lajmi, moderatorja zgjodhi mos të zbulojë si qëndron e vërteta. “Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Nasufi.
Ndërsa e pyetur nga Blendi Salaj nëse do donte ta moderonte, ajo tha: “Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.



