Pohimet e dietologes dhe sipërmarrëses Blerina Bombaj se ish-bashkëpunëtorja e saj u tregua e pabesë, bënë që rrjeti të ‘ziejë’ nga dyshimet se mund të bëhej fjalë për Diola Dostin. E gjendur përballë kësaj situate, nutricionistja dhe influencuesja vendosi te bente nje sqarim publik, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.
Në një postim në Instagram, ajo mohoi te kete qene bashkëpunëtore e Blerinës. Ajo thekson se nuk e ka takuar kurrë në jetë Bombajn dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjë bashkëpunim.
“Ju përgënjeshtroj këtë lajm. Zonjën në fjalë nuk e kam takuar kurrë dhe i uroj vetëm suksese në rrugëtimin e saj profesional,” shkruan Diola në reagimin e saj.
Kjo deklaratë ka ardhur pas përhapjes së gjerë të thashethemeve në rrjet, ku disa ndjekës e kishin ngatërruar me personin për të cilin fliste Blerina Bombaj.
Me këtë reagim publik, Diola Dosti synoi t`i jepte fund çdo keqkuptimi, duke bërë të qartë se nuk ka qenë kurrë pjesë e stafit apo bashkëpunimeve me Blerinën.




