9.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    U vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: Më mungon që tani

    Pak orë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gardistit 37-vjeçar Henri Haxhiraj, ka reaguar motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj.

    “O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses, motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im, shpirti im…

    Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.

    Henri Haxhiraj u transportua në ambientet e spitalit mesditën e djeshme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, por nuk ia doli të mbijetojë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit