14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U zgjua nga koma dhe nuk mbante mend asgjë, as lindjen e vajzës! Historia shokuese e shqiptares në Londër!

    E vlerësuar si berberja e vitit në Londër, për disa vite rresht, shqiptarja Elsa Larkins qe jeton ne kryeqytetin britanik pohoi ne nje intervistë për ‘Ftesë në 5’, momentin më delikat dhe të vështirë në jetën e saj.

    Në një luftë me Covid-19 në vitin 2020, Elsa ra në koma për disa javë, duke bërë një lindje të parakohshme përgjatë kohës që ajo ishte në intubim, në muajin e shtatë të shtatzënisë.

    “Nuk e mbaj mend që vajza ime lindi, asgjë nuk po funksiononte, nuk mbaj mend asgjë. Të gjithë doktorët trokisnin duart, nuk e dija cfarë po ndodhte”, tregoi Elsa teksa rikujtonte me forcë këtë moment të vështirë në jetën e saj dhe të familjarëve.

    “Burrit i kishin thënë të më thoshte lamtumirë dy herë”, shtoi ajo duke treguar se lufta për të mundur më të keqen ka qenë shumë e madhe.

    Sot ajo konsiderohet berberja e vitit në Londër dhe numëron sukseset e punës së saj, pas një periudhë rikuperimi të cilën e ka kaluar me më të dashurit e saj, 3 vajzat dhe bashkëshortin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit