Nëse ka një gjë që duhet lavdëruar në Tiranë është pa asnjë diskutim Unaza e Madhe e Tiranës.
Ajo rrethon dhe çliron kryeqytetin nga trafiku.
Pjesa nga Astiri deri te ish-shqiponja ka përfunduar dhe është në parametrat europianë. Nga TEG deri afër fillimit të Lanës, aty po punohet për urën e madhe që shkon kah verilindja, autostrada ka përfunduar.
“Vijon puna në Unazën Verilindore të Tiranës ku realizimi fizik ka arritur në masën 25%”- shkruan Erion Veliaj. Kjo pjesë do të shtrohet dhe përfundon duke e mbyllur Unazën te ish-shqiponja.
Veliaj ka postuar dhe foto nga puna te Unaza Verilindore ku punohet me intensitet, krahas shpronësimit të banorëve dhe shembjes së ndërtesave ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës.