Spektaklin e sotëm Romeo Veshaj ka qenë i ftuar në ‘DWTS’, ku shoqëroi Fifin në kërcim. Pas performancës ai ka zbuluar edhe historinë e unazës që Donaldi i dha Borës në propozim. Romeo tha se e ka zgjedhur ai unazën që Donaldi i vuri në gisht Borës në premierën e ‘5 Herë JO’.
“Unazën ja mora unë nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe. Donaldi mund te futem në argjendari se do kuptohet. E i thashë shkon vëllai, atje më thanë: bravo Donaldi sa ke ndryshuar, do martohesh. Pastaj më thanë më trego vajzën, ma përshkruaj. Dhe ju thashë ajo ka sytë më të bukur në botë”, ka treguar Romeo duke qeshur.
Aktori zgjodhi të propozojë Borën gjatë premierës së filmit “5 herë Jo”, një film në të cilin protagonistë janë Bora dhe Donaldi. Ai u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë Bora Zemanit. Sigurisht Donaldi mori një “PO”, nga partnerja e tij.



