9.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Unë e kam babin gjallë’ – Kejvina goditi me shpullë Luizin fansat hakmerren: Minus 16 mijë followers

    Një debat aspak normal ndodhi disa ditë më parë në “Big Brother VIP” mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Gjërat mes tyre agravuan në ofendime nga të dyja palët duke marrë edhe paralajmërime nga produksioni.

    Mirëpo, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituar shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje.

    “Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë”, u shpreh Kejvina.

    Në shenjë proteste shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bllokuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Nga një vëzhgim i thjeshtë në profilin e modeles Kejvina Kthella pas debatit deri sot ajo ka humbur të paktën 16 mijë ndjekës.

    ‘Unë e kam babin gjallë’/ Kejvina goditi me shpullë

    Kujtojmë se ditën e sotme është publikuar në rrjet momenti kur modelja Kejvina Kthella ka gjuajtur me shpullë gjatë spektaklit ” Prime”  banorin tjetër të shtëpisë, Luiz Ejllin.

    Në videon e publikuar shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit