Arben Ahmetaj në një rrëfim nga Zvicra, ka premtuar se do të kthehet nga arratia për t’u përballur me drejtësinë dhe Edi Ramën, të cilin e cilëson “kreu i organizatës”.
“Kur drejtësia të çlirohet nga kthetrat e kreut të organizatës”, është shprehur Ahmetaj, ai do të kthehet të japë llogari e të tregojë të vërtetat e tij.
“Po sigurisht. Po unë i di të vërtetat. Unë jua thashë edhe intervistën, unë kam parë SMS të kreut të organizatës, kur dikush i thotë, po ti na premtove që do ta shkrije, pse e bëre zëvendëskryeministër?”, është shprehur Arben Ahmetaj në Syri Tv.
Çim Peka: Çfarë, në çfarë rrethanash Arben Ahmetaj do pranonte të kthehej në Shqipëri dhe të përballej me drejtësinë? Në çfarë kushtesh?
Arben Ahmetaj: Kur drejtësia të çlirohet nga kthetrat e kreut të organizatës. Kur drejtësia të kishte një lloj, në kuptim të respektit të figurës, këtë e them si dhe burri i burrit, po dhe burri i zonjave, një Altin Duman tjetër, jo në kuptimin fizik, në kuptimin e mentalitetit. Ore nuk është kamxhiku, nuk është dhuna. Nuk është dhuna, është humbur në atë vend mundësia që drejtësia të ketë fytyrë humane. Po more kur të jetë e çliruar nga kjo, do vija dhe do përballesha me drejtësinë, dhe me atë, me kreun e organizatës, që ka punuar për të më zeruar gjithë jetën time dhe për të më çuar në burg.
Çim Peka: Ditën që Edi Rama nuk është kryeministër dhe drejtësia nuk punon për statistikë, por bën hetim për të kuptuar korrupsionin, ju jeni të gatshëm të vini në Shqipëri dhe të…
Arben Ahmetaj: Po sigurisht. Po unë i di të vërtetat. Unë jua thashë edhe intervistën, unë kam parë SMS të kreut të organizatës, kur dikush i thotë, po ti na premtove që do ta shkrije, pse e bëre zëvendëskryeministër? E kam të ndarë unë me një nga ish-kolegët e mi këtë gjë.



