6.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Unë jam xhaxha?” Donaldi dhe Romeo të përlotur, Bora Zemani në pritje të ëmbël?

    Mbrëmjen e së martës, gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, Donald Veshaj i surprizoi të gjithë kur i propozoi për martesë Bora Zemanit.

    Sigurisht që përgjigjja e saj ishte “Po”, dhe ky moment u mbyll me një përqafim të ngrohtë të tyre bashkë me Arborin.

    E pas këtij propozimi, dyshja do të jenë të ftuar në puntatën e radhës të “Më lër të flas”, ku do të flasin për të ardhmen e tyre.

    Në promon e publikuar, Donaldi konfirmon se do të ketë dasmë, ndërsa Romeo ngriti dyshimet për një shtatëzani të mundshme të Borës, tek tha: “Unë jam xhaxha?”.

    Më pas ata shihen të tre të përlotur, ndërsa Bora i dhuron një përqafim Romeos.

    Priten të shihen mbrëmjen e së shtunës deklaratat e plota të çiftit si dhe të Romeo Veshajt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit