Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Parlamentin e Izraelit, duke u bërë i dyti lider ndërkombëtar, pas Donald Trump, që u flet hebrenjëve nga ai institucion. Ai shprehur vlerësimin e tij dhe falenderimet e Shqipërisë për ftesën që ju bë.
“Unë do bej me te mirën për të mbijetuar gjykimit tënd, jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump që mbaj fjalim këtu”, tha Rama me humor, duke ju drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin e kishte përballë.
Teksa fliste për liderët ndërkombëtarë dhe besimin në vendet arabe, ai tha se vetë nuk është mysliman, por gjysma e tij më e mirë po, duke ju referuar bashkëshortes Linda Rama.
“Duke u kthyer te fjalimi im përballë liderëve të mëdhenj gjithçka bëhet personale në botën e tyre, unë nuk jam mysliman, por gjysma ime me e mire është myslimane. Djali jonë do të vendosë vetë një ditë. Një ditë që mund të bëhet hebre nuk mund të përjashtohet”, u shpreh kryeministri shqiptar.
Gjithashtu, Edi Rama theksoi para ligjvënësve izraelitë dhe popullit që e ndiqte drejtpërdrejt fjalën e tij, se Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, sesa në nisje të saj.
“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vij këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të Bordit të Paqes, që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e Gazës dhe rajonin”, përmbylli Edi Rama.



