11.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Unë po iki, për mua të shtunën merr fund Big Brother”, Luizi flet për vendimin ekstrem të largimit

    Dalja e Kiarës “kokë më kokë” në nominim me Oltën, ka vënë Luizin në pozitë të vështirë. Ky i fundit shpesh herë ka përsëritur në shtëpi që nëse Kiara del, ai do largohet bashkë me të.

    Këtë gjë e përsëriti sërish pas përfundimit të spektaklit, teksa po bisedonte me Dean dhe Fotininë. Ai tha se ky nominim tregon se ai është “kokë më kokë” me Oltën dhe jo Kiara. Dea i tha Luizit se ai po e bën të gjithë këtë “fushatë” që të dalë Olta jashtë shtëpisë dhe jo se po lufton për Kiarën.

    Ai shtoi se nuk e ka problem nëse Kiara del në nominim me Antonetën, Dean apo Gertin. Nëse ndonjëherë do ndodhë kështu, ai tha se nuk e ka problem që të dalë Kiara dhe do i thotë asaj ta presë jashtë shtëpisë.

    Luizi: Për mu Big Brother merr fund të shtunën. Ose vazhdoj edhe kam shumë shanse me fitu, ose mbaron për mu aty, s’ka ndonjë çudi e madhe se s’jena duke shku në luftë . E marr për dorë Kiarën edhe dal, falemners. Ta kuptoj se ça duan me më pa mu, apo atë.

    Deamishel: Nuk është kaq e thjeshtë.

    Luizi: Ajo është kokë më kokë me mua, moj!

    Daljen në televotim me Oltën, Luizi e ka marrë si sfidë, pasi ai dëshiron të shikojë nëse publiku do Oltën brenda në shtëpi, apo atë dhe Kiarën. Për këtë arsye, ai u shpreh se kjo e shtunë, është nata e tij e fundit brenda në shtëpi, nëse del Kiara.

    Edhe pse Luizi po e bën gjithë këtë “luftë” për të mbrojtur Kiarën dhe për ta mbajtur atë sa më gjatë në shtëpi, kjo e fundit disa ditë më parë u shpreh se nëse do ishte në vendin e Luizit, ajo nuk do kishte vepruar njësoj.

    Ajo i tha Oltës dhe Armaldos se nëse Luizi del jashtë shtëpisë, ajo do vijojë rrugëtimin e saj.

     
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit