Një marrëveshje mes United Rights Foundation (URF) dhe Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 (RSU Nr.1), duke hapur një kapitull të ri për jetën dhe zhvillimin e studentëve në Shqipëri dhe duke vendosur standarde të reja në kujdesin psikosocial, aktivizmin qytetar dhe vullnetarizmin. Ky partneritet, i konsideruar vizionar, synon të forcojë mirëqenien e studentëve dhe t’i kthejë ata në faktorë aktivë të ndryshimit shoqëror.
Në kuadër të kësaj bashkëpunimi, URF do të ofrojë grupe mbështetëse dhe këshillime falas për studentët, me fokus të veçantë tek ata ndërkombëtarë që ndihen të vetmuar ose të izoluar. Ndërkohë, RSU do të krijojë një hapësirë të dedikuar për “Këndin e Mirëqenies Studentore”, duke vendosur shëndetin mendor në qendër të jetës universitare.
Marrëveshja parashikon gjithashtu ngritjen e një klubi studentor për të Drejtat e Njeriut nën kujdesin e URF, ku studentët shqiptarë dhe ndërkombëtarë do të angazhohen në fushata sociale dhe projekte komunitare që synojnë të nxisin ndryshime të dukshme në shoqëri. RSU e njeh zyrtarisht këtë klub dhe angazhohet ta mbështesë plotësisht.
Ky partneritet hap një kapitull të ri të vullnetarizmit, duke ofruar studentëve mundësinë të përfshihen në projekte dhe fushata URF në terren dhe aktivitete sociale, duke i bërë ata kontribuues të drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunitetit.
Përfaqësuesit e URF dhe RSU theksuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit se kjo marrëveshje vendos themelet e një komuniteti studentor më të shëndetshëm, më të angazhuar dhe më të përgjegjshëm shoqërisht, duke dërguar një ftesë të hapur për çdo student që dëshiron jo vetëm të studiojë, por edhe të ndikojë në botën rreth tij.
Kjo aleancë shihet si një model unik bashkëpunimi që mund të shërbejë si pikë referimi për institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend dhe në rajon, duke dëshmuar se kur vizioni dhe përkushtimi bashkohen, krijohet një e ardhme e denjë për rininë e sotme dhe liderët e së nesërmes.



