9.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ushtari rus përballet me babain e 15-vjeçarit që e vranë: Ti më more djalin!

    “Ti më vrave djalin. Ky është gjaku i djalit tim, a e sheh? Dhe tani çfarë duhet të ndjej për ty, eh…?”.

    Vitaly Selevny përpiqet të ruajë qetësinë. Ai sapo ka mësuar se djali i tij Denis, 15 vjeç, është vrarë dhe ndërsa gruaja e tij Svjetllana qan dhe bërtet nga dëshpërimi, ai ndihet bosh.

    Gjithçka ndodhi në mënyrë të papritur, përfshirë zemërimin e tij. Kështu, ai bie në gjunjë përpara ushtarit rus që vrau djalin e tij të vetëm dhe i flet pothuajse me pëshpëritje.

    Sytë e ushtarit

    Ai, ushtari, është ulur në shkallët e betonit të një spitali I kapur rob dhe qan me dënesë. Ai qan dhe shikon majat e këmbëve të tij. Nuk guxon ta shikojë atë baba, edhe pa shiritin që i mbulonte sytë pak më parë.

    Kjo është ajo që gazetarët thonë të enjten në mëngjes. Ata ishin me familjen e Vitalit për të dokumentuar evakuimin e kafshëve të fundit të mbetura në kopshtin zoologjik të Kharkivit, “Ecopark Feldman”.

    Trupat ruse kanë bombarduar fuqishëm prej javësh. Punonjësit dhe vullnetarët e kopshtit zoologjik janë përpjekur të ushqejnë kafshët që nuk kanë pasur kohë t’i sigurojnë prej javësh.

    Duke rrezikuar jetën e tyre, sepse kopshti zoologjik është nën zjarrin e vazhdueshëm të rusëve dhe sepse deri të enjten pesë persona kishin vdekur,  duke u përpjekur të shpëtonin ato kafshë të gjora të bllokuara.

    Dashuria e Denisit

    Denisi, me entuziasmin e adoleshencës dhe me dashurinë e pakufishme që kishte për ato kafshë, ka qenë i zënë gjithë mëngjesin.

    Një grup ndihmësish nga “Ecopark”-u, së bashku me të dhe prindërit e tij, arritën t’i çonin strucat deri në hyrje, kur gjithçka u hodh në erë.

    Britma, kërkim për strehë dhe fotografë për të përjetësuar atë moment. Kur u kthye heshtja, pothuajse të gjitha makinat e kopshtit zoologjik u dogjën dhe pati tre të plagosur, përfshirë Denisin.

    Disa copa predhash e kishin goditur në këmbën e majtë, po humbte shumë gjak.

    Goditja

    E ngarkuan në makinën e vetme që ende punonte dhe të gjithë të tjerët u futën në makinat e gazetarëve, të paprekur.

    Nisja me nxitim në spitalin më të afërt nuk mjaftoi.

    Një mbetje predhe i kishte prerë arterien femorale dhe Denisi humbi jetën i përgjakur.

    Dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spital, në gjendje të rëndë.

    Në të njëjtin vend ku kishin marrë djalin, pak më pas mbërritën dy ushtarë rusë që goditën kopshtin zoologjik, të dy jo të plagosur rëndë dhe të kapur nga ushtarët ukrainas.

    “Shikoje atë njeri”

    Shoferi i “Ecopark” i bërtiti, duke mbajtur një nga rusët e plagosur dhe kur Vitali u afrua, ai tha: “Shikoje atë, dreqi të marrtë!. Shikoje atë njeri. Ai është babai i djalit të vogël që sapo keni vrarë”.

    Vitali dukej se nuk dëgjoi më zëra. Ai përqafoi gruan e tij dhe nisi të përsërisë si një disk i prishur.

    “Nuk e kam më djalin, nuk e kam më Denisin”, pastaj u gjunjëzua para të burgosurit rus, me duart ende të lyera me gjakun e Denisit dhe me qetësinë e tij, i tha: “Ky është gjaku i djalit tim…”. Gjithçka që i kishte mbetur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit