Vajza e gazetarit Blendi Fevziu, Mishel, ka mbaruar me sukses studimet në Londër.
Lajmin e ka ndarë vetë Fevziu me ndjekësit e tij në Instagram, ku përkrah një fotoje me Mishel nga ceremonia, ai shkruan,
“Urime diplomimin Mishel”, teksa të shumta kanë qenë urimet për të nga personazhe të njohur, miq e të afërm të gazetarit.
Në një tjetër foto ata shihen familjarisht në këtë ceremoni, për të qenë pranë vajzës së madhe të shtëpisë.
Fevziu në intervista të ndryshme ka treguar se është përpjekur që për vajzat e tij të investojë në dijen dhe formimin e tyre, më shumë se sa të plotësojë kërkesat që ka çdo fëmijë.
Ndërsa në një intervistë të mëparshme, të ardhmen e vajzave, Fevziu tha e sheh jashtë Shqipërisë, sepse sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.