16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vajza e Bujar Nishanit postim prekës për të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes: Babi, më mungon shumë

    Më 29 shtator, ish-presidenti i ndjerë i Shqipërisë, Bujar Nishani kishte datën e lindjes.

    Familja dhe të afërmit kanë përkujtuar këtë ditë duke shprehur dhimbjen për mungesën dhe boshllëkun që ai u ka lënë.

    Vajza e Nishanit, Fiona Nishani ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket krah të atit të ndjerë, dhe shkruan: “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”.

    Këtë vit, Nishani do të kishte 56-vjetorin e lindjes, por ish kreu i shtetit shqiptar u nda nga jeta pak muaj më parë, në maj 2022, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar.

    Ish presidenti ishte dërguar për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

    Bujar Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1966.

    Vajza e Bujar Nishanit postim prekës për të atin e ndjerë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit